Insajderi
Lajme

Vrasja e dyfishtë në Mitrovicë, detaje nga policia

Insajderi
27 May 2022 - 09:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vrasja e dyfishtë në Mitrovicë, detaje nga policia
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në një familje në veri të Mitrovicës, ku kanë mbetur të vdekur babë e bir.

Nga policia kanë konfirmuar për media se i dyshuari e ka therur për vdekje babain dhe vëllain e tij.

Zëvendësdrejtori rajonal i Mitrovicës Veriore, Besim Hoti ka konfirmuar se i njëjti është arrestuar.

“Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur brenda një familje. Një person ka vrarë babain dhe vëllain e tij. I ka therr me thikë dhe të njëjtit s’kanë mundur t’iu përballojnë plagëve dhe kanë vdekur në vend. I dyshuari është arrestuar”, ka thënë Hoti.

Ndërkohë, në media raportohet se personi që ka mbetur i vrarë nga i dyshuari, djali i tij është avokati Millan Bigoviq.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark