Vrasja e dyfishtë në Pejë - këto janë informacionet e fundit nga Policia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e dyfishtë në Pejë – këto janë informacionet e fundit nga Policia

    Insajderi
    08 September 2021 - 21:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një incident i armatosur ka ndodhur në qytetin e Pejës këtë mbrëmje. Në media po flitet për dy viktima, por që nga Policia dhe Prokuroria kanë konfirmuar se ka pasur të shtëna, por që ende nuk dihet epilogu.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i ka thënë KosovaPress-it se Policia dhe Prokuroria janë në vendin e ngjarjes dhe posa të kenë informata të sakta do të njoftohet publiku.

    Edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelorë të Pejës Shkodran Nikçi ka thënë se Prokurori kujdestar ka dal në vendngjarje, duke mos dhënë informata shtesë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark