Vrasja e Hamide Magashit, kthehen në punë katër policët e suspenduar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vrasja e Hamide Magashit, kthehen në punë katër policët e suspenduar

    Insajderi
    19 May 2023 - 17:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Inspektorati Policor i Kosovës ka konfirmuar se janë kthyer në punë zyrtarët policorë të cilët ishin suspenduar nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare pas rastit të vrasjes së Hamide Magashit, nënës shtatzënë, në oborrin e Qendrës Klinike Universitare.

    Nga IPK kanë thënë se pas përfundimit të hetimeve, dorëzimit të kallëzimit penal në Prokurori dhe kërkesës për hetim disiplinor në Policinë e Kosovës, IKP ka njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës se shkaqet e suspendimit të katër zyrtarëve policor të Stacionit Policor në Lipjan kanë pushuar.

    “Duke ju referuar kërkesës suaj, Inspektorati Policor i Kosovës ju konfirmon se ka hetuar rastin penal ndaj katër zyrtareve policor te Stacionit Policor Lipjan nen dyshimin se te njëjtin kane kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe për këtë shkak ndaj tyre është rekomanduar suspendimi me pagesë.

    Pas mbledhjes së dëshmive, IPK në konsulltë me Prokurorin e Prokurorisë Themelore Prishtinë ka ngritur Kallëzim penal ndaj tre të dyshuarave ( një rreshteri dhe dy hetuesve të Stacionit Policor Lipjan për veprën penale penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa ndaj komandantit të Stacionit Policor-Lipjan ka bërë kërkesë për inicim të procedurës disiplinore në Drejtorinë për Hetime të Brendshme dhe Verifikim të së Kaluerës-Policia e Kosovës”, kanë thënë për Express nga IPK.

    “Pas përfundimit ë veprimeve hetimore, dorëzimit të kallëzimit penal në Prokurorinë Themelore në Prishtine dhe kërkesës për hetim disiplinor në PK, IPK ka njoftuar Drejtorin e Përgjithshëm të PK-së, se shkaqet e suspendimit të katër zyrtarëve policor të Stacionit Policor në Lipjan kanë pushuar”, përfundon përgjigja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark