Insajderi
Botë

Vrasja e katër personave në Nju Jork, Trump reagon fort ashpër- e quan të çmendur dorasin

Insajderi
29 July 2025 - 16:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vrasja e katër personave në Nju Jork, Trump reagon fort ashpër- e quan të çmendur dorasin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i SHBA’ve, Donald Trump reagoi të martën pas të shtënave në Manhattan që rezultuan në vrasjen e katër personave në selinë e Blackstone në New York.

“Unë u besoj agjencive tona të zbatimit të ligjit për të zbuluar pse ky i çmendur kreu një akt kaq të pakuptimtë dhune”, shkroi Trump në mediat sociale në lidhje me të shtënat masive, raporton Daily Mail.

Shane Tamura, 27 vjeçar, hyri në ndërtesën e zyrave në 345 Park Avenue dhe hapi zjarr me pushkë të llojit M4, duke vrarë një roje sigurie dhe një grua në holl, sipas raportimeve. Ai gjithashtu qëlloi dhe vrau oficerin e Nju Jorkut, Didarul Islam dhe Wesley LePatner, drejtor i lartë menaxhues në Blackstone, kompani e menaxhimit të investimeve.

“Zemra ime është me familjet e katër personave që u vranë, përfshirë oficerin e policisë, i cili bëri sakrificën përfundimtare“, shkroi Trump.

“Zoti e bekoftë Departamentin e Policisë së New Yorkut dhe Zoti e bekoftë New Yorkun!”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark