×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e Pëllumb Metës- Merr ‘kthesë’ hetimi, në armën e krimit gjenden gjurmët e djalit të vogël

    Insajderi
    11 March 2024 - 11:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Merr tjetër rrjedhë hetimi në lidhje me vrasjen e 50-vjeçarit Pëllumb Meta.

    ABC News ka mësuar se këtë të hënë kanë ardhur rezultatet e analizave nga laboratori i kriminalistikës, në lidhje me gjurmët e gjetura në armën e zjarrit me të cilën u qëllua 50-vjeçari.

    Policia është befasuar nga rezultatet, pasi në pistoletë janë gjetur gjurmë të vëllait të vogël, Amarildo Meta. Policia i ka dërguar në poligon tre fëmijët për të parë nëse dinin të qellonin. Autori i dyshuar Hysen Meta ka refuzuar të qëllonte.

    “Ka marrë një tjetër rrjedhë hetimet e policisë në lidhje me vrasjen e 50-vjeçarit Pëllumb Meta. Rezultatet e analizave nga laboratori shkencor kanë ardhur sot, atje ku hetuesit janë përballur me një fakt interesant, gjurmët e djalit të vogël, shenjat e gishtërinjve të tij janë gjetur në armën e zjarrit Kjo e ka bërë policinë që t’i shtrijë hetimet në një tjetër pistë. Vetëm 2 ditë më parë, Policia e Durrësit ka çuar në një poligon qitje fëmijët e Pëllumb Metës. Vajza ka qëlluar, por jo në shenjë, pavarësisht se ajo ka marrë krimin përsipër. Hysen Meta ka deklaruar se nuk kishte fare dijeni se si mund të përdorej arma.

    Shenjat e gishtërinjve janë gjetur në dorezën e pistoletës, shenjat e barutit ekzistojnë 24-48 orë pasi ke qëlluar, më pas zhduken. Djali i vogël ka deklaruar se nuk ndodhej në banesë kur u vra babai, por ka shkuar më pas. Kjo e ka futur në një tjetër pistë policinë, dyshohet se mund të ketë qëlluar djali i vogël. Policia, deri sot, ka qenë jashtë loje, ishin fokusuar hetimet vetëm te Hysen Meta dhe Hygerta Meta. 19-vjeçari ishte jashtë loje, kishte rol ndihmës”, raporto ABC News.

    Ngjarja e rëndë ndodhi në Shënvlash të Durrësit më 10 shkurt, por u zbulua disa ditë më pas, pasi fëmijët denoncuan në polici, se i ati i tyre ishte zhdukur. Pas vrasjes, ata së bashku me nënën e tyre e groposën trupin e 50-vjeçarit në kasollen pranë banesës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark