×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vrasja e policit, në Ambasadën e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ulet flamuri i Kosovës në gjysmështizë

    Insajderi
    25 September 2023 - 09:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka ulur sot në gjysmë shtizë flamurin shtetit, duke u solidarizuar me zinë e Kosovës dhe popullit të saj, për vrasjen e policit në detyrë Afrim Bunjaku nga sulmi terrorist i grupeve kriminele serbe në Zveçan.

    Xhabir Hamiti, ambasador i Kosovës atje, ka publikuar fotografi nga ambasada dhe flamuri i Kosovës që është ulur në gjysmështizë.

    “Kosova sot mban zi për vrasjen e një polici, i cili u vra në krye të detyrës gjatë një sulmi terrorist të kryer nga grupet kriminale të Serbisë në komunën e Zveçanit të Kosovës. Ambasada e 🇽🇰 në 🇦🇪 ka nxjerrë 🇽🇰 në gjysmështizë”, ka shkruar ai në platformën X.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark