×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vrasja e rëndë e 23 vjeçarit tek “Ujëvara e Mirushës” – Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj 5 të dyshuarve (emrat)

    Insajderi
    17 January 2023 - 15:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave, të cilët dyshohet për vrasjen që tronditi Kosovën në muajin prill të 2022-ës. 23 vjeçari F.H nga Malisheva mbeti i vrarë pas të shtënave me armë zjarri në Klinë. Motivi i vrasjes dyshohet të jetë hakmarrja. Gazeta Insajderi ju sjell detajet e rastit.

    Të akuzuarit janë Agron Gashi, Ardit Gashi, Ylli Gashi, Nderim Gashi dhe Bahri Gashi.

    Si ndodhi rasti?

    Gjithçka u zhvillua në mbrëmjen e 28 prillit të 2022-s, në parkingun e një lokali në Mirushë të Malishevës.  F.H (emër i njohur për redaksinë) u rrahë nga disa prej të pandehurve e pastaj u shtie me armë zjarri prapa tij, duke e lënë të vdekur.

    Të plagosur kanë mbetur edhe dy vëllezërit e viktimës.

    Kjo përplasje që çoi në vdekjen e 23 vjeçarit, sipas raportimeve i kishte paraprirë një incidenti që kishte ndodhur më herët mes tyre.

    Rastin për Insajderin e kishte konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

    “Në 20:43 minuta policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatu se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e mjekësisë familjare pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, deklaronte ai.

    Bazuar në aktakuzën e Prokurorisë, Nderim Gashi dhe Ylli Gashi akuzohen për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”  ndërsa Ylli Gashi akuzohet edhe për veprën penale  ndihmë në kryerje të veprave penale “vrasje e rëndë” dhe “vrasje e rëndë në tentativë”.

    Aktakuza siç bën me dije prokuroria ka plotë 47 faqe, ku janë përshktuar veprimet e secilit të pandehur.

    Të pandehurit, Nderim Gashi, Bahri Gashi, Agron Gashi, Ylli Gashi sipas aktakuzës, duke vepruar në bashkëkryerje, e me qëllim të hakmarrjes së paskrupullt, kanë privuar nga jeta viktimën F.H (emër i njohur për redaksinë), ku fillimisht të ndjerin e kanë sulmuar e goditur me mjete të forta e më pas e kanë privuar nga jeta me armë zjarri.

    Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale, të cilat ju vihet në barrë.

    Me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Pejës, të pandehurit nga muaji prill i vitit të kaluar gjenden nën masën paraburgimit.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark