Vrasja e shqiptares shtatzënë në Greqi, publikohet momenti kur autorët hedhin sendet e saj në plehra - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e shqiptares shtatzënë në Greqi, publikohet momenti kur autorët hedhin sendet e saj në plehra

    Insajderi
    10 January 2024 - 18:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqiptarja Gjeorgjia Murati u gjet e vdekur në Greqi, disa ditë pasi ishte raportuar e zhdukur.

    Mediat në Greqi kanë publikuar një video, ku shihen dy autorët e arrestuar për vrasjen e 41 vjeçares shqiptare Gjeorgjia Murati në Selanik. Videoja tregon partnerin 39 vjeçar të shqiptares shtatzënë dhe bashkëpunëtorin e tij duke hedhur sendet e saj personal në koshin e plehrave pas vrasjes.

    Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin rreth orës 12.15 të mesnatës, ku ata shihen fillimisht duke ecur në rrugën e Perikleut, shumë pranë banesës ku ndodhi vrasja. Teksa vëzhgojnë me kujdes rrugën, ata hedhin qesen në koshin e plehrave për të përforcuar skenarin e zhdukjes dhe më pas largohen.

    Ndërkohë, 39-vjeçari që pretendon se ka vështirësi në lëvizje për shkak të problemeve shëndetësore, në të gjitha videot shfaqet duke ecur pa probleme dhe me ritme të shpejta.

    41-vjeçarja, Gjeorgjia Murati ishte në muajin e tretë të shtatzënisë dhe rezultonte e zhdukur që prej ditës së Vitit të Ri. Trupi i saj u gjet në një bagazh, në një zonë të pyllëzuar midis Triglia dhe Galatista, Halkidiki.

    Autor i krimit dyshohet partneri i 41-vjeçares, i cili dyshohet se e ka vrarë në shtëpinë e tij në Selanik.

    Partneri i gruas shtatzënë dhe një mik i tij janë arrestuar pas dëshmisë së këtij të fundit, i cili ka pranuar se e ka ndihmuar atë që të largojë trupin nga shtëpia dhe ta hedhin në një zonë të pyllëzuar.

    41-vjeçarja kishte një vajzë 13-vjeçare dhe ishte në muajin e tretë të shtatzënisë. Dyshimet për partnerin nisën pas pamjeve nga kamerat e zonës, ku ai ishte pikasur me shokun e tij duke dalë nga shtëpia me një bagazh. Më pas u kontrollua banesa nga policia ku u gjetën gjurmë gjaku dhe ADN.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark