×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Si u masakrua shqiptarja shtatzënë nga partneri dhe shoku i tij

    Insajderi
    09 January 2024 - 11:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjeorgjia Murati u gjet e vrarë në një pyll në Greqi. 41-vjeçarja dyshohet se është vrarë nga partneri dhe shoku i tij

    Sipas mediave greke, dy burrat me sa duket i zunë pritë Gjeorgjisë kur ajo hyri në shtëpinë e partnerit të saj 39-vjeçar në Selanik rreth orës 23:00 të natës së Vitit të Ri.

    Sipas të njëjtave informacione, i pari që ka sulmuar 41-vjeçaren ka qenë shoku 34-vjeçar i partnerit, i cili ka kërcënuar me thikë gruan, ndërsa partneri i saj 39-vjeçar i ka vënë prangat dhe vendosi shirit në gojë.

    Partneri dhe shoku e kanë qëlluar vazhdimisht disa herë në qafë derisa 41-vjeçarja ka ndërruar jetë. Të dy e kanë vendosur trupin e pajetë të Gjeorgjisë në bagazhin e makinës dhe e kanë braktisur në një zonë të thellë të Halkidikit.

    Informacionet nga burime policore mësojnë se pasi kanë braktisur trupin e 41-vjeçares, dy autorët janë kthyer në banesën ku e kishin vrarë dhe tentuan të fshehin gjurmët e tyre, madje duke ndryshuar dyshekun e krevatit.

    Bëhet e ditur se dy autorët pasi vranë 41-vjeçaren shtatzënë, i kanë zhvatur shumën prej 80 mijë eurosh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark