×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vrasja makabre në oborr të QKUK-së, deputetët kërkojnë dorëheqjen e Drejtoreshës se ShSKUK-së

    Insajderi
    01 December 2022 - 13:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një vrasje makabre që ndodhi mbrëmë para objektit të Gjinekologjisë në QKUK ka tronditur vendin. Kjo ka nxitur reagime të shumta edhe në Komisionin për Shendetësi që është mbajtur sot ku është kërkuar dorëheqje lidhur më rastin.

    Armend Zemaj i LDK-së dhe Bekim Haxhiu i PDK-së i janë drejtuar u.d. të ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha dhe u.d. të drejtoreshës së ShSKUKsë, Pranvera Zejnullahu me kërkesën për dorëheqje morale.

    Kështu ka konifrmuar për Gazetën Insajderi Armend Zemaj ai tha se Komisioni po vazhdon të mbahet.

    “Me vjen keq që dy zonjat janë ushtruese të detyrës. Rastin i mbrëmshëm kur është privuar nga jeta një nënë jo në oborrin e spitalit, por në derë të spitalit. Ky rast është thirrje për dorëheqje morale. Njëra pozitë do të duhej të dorëheqje”, tha ai.

    Ndërsa janë zbuluar edhe detaje tjera të rënda të rastit makabër që ndodhi mbrëmë në oborrin e QKUK-së, ku një grua shtatzëne u vra mizorisht nga bashkëshorti i saj, me të cilin u konfirmua se ishin në proces të divorcit.

    Gazetarja e gazetës Insajderi edhe sot ndodhet në ambientet e Klinikës së Gjinekologjisë. Aty ka folur me njërën prej shoqërueseve të Hamide Magashit e cila mbeti e vrarë nga tre plumbat e shkrepur nga bashkëshorti i saj Sokol Halili.

    Ajo i ka thënë se gazetares se ndjera i kishte thënë se sapo ta linde fëmiun do t’ia jepte burrit të saj.

    “Kur ta lindi fëmijën kam me ua dhënë atyre, familje së burrit”, i ka thënë e njëjta Insajderit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark