×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Vrasja me eksploziv | I akuzuari dërgohet në vendin e ngjarjes, Insajderi sjell pamje

    Insajderi
    22 June 2023 - 14:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dodë Gjikolaj, i dyshuari kryesor për vrasjen me eksploziv të Haxhi Ahmetit në Gjakovë në vitin 2018 sot është dërguar në vendin e ngjarjes, shkruan Gazeta Insajderi.

    Prokurorë, gjykatës e policë kanë marrë pjesë në rikonstruktimin e ngjarjes.

    Nga pamjet që ka siguruar Gazeta Inasjderi shihet se në vendin ku ka ndodhur vrasja është dërguar edhe i dyshuari, Dodë Gjikolaj.

    Dod Gjikolaj, 41 vjeç ishte arrestuar para tri viteve, gjatë një operacioni policor në qytetin e Gjirokastrës si i dyshuari kryesor për vrasjen me eksploziv të Haxhi Ahmetit.

    41-vjeçari ishte kërkuar për disa vite Kosovës, si i dyshuar për vrasje me pagesë.

    Gjikolaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe cilësohej nga drejtësia në Kosovë si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit.

    Sipas informacioneve të Policisë, 41-vjeçari ishte i dyshuar si vrasës me pagesë për disa vrasje në Kosovë, me armë zjarri dhe eksploziv.

    Edhe pse mediat nuk ishin te ftuara, Insajderi ka siguruar pamje nga ky veprim i organeve te rendit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark