Insajderi
Lajme

Vrasja me eksploziv në Gjakovë, në momentet e fundit Gjykata e anulon seancën, kjo është arsyeja

Insajderi
06 March 2024 - 16:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vrasja me eksploziv në Gjakovë, në momentet e fundit Gjykata e anulon seancën, kjo është arsyeja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Është anuluar seanca për dhënien e verdiktit final në gjykimin e Dod Gjikolaj i cili po akuzohet për vrasjen me eksploziv të Haxhi Ahmetit në Gjakovë.

Insajderi mëson se arsyeja e anulimit ka qenë sepse nuk ka pasur transport për të sjell të akuzuarin në Gjykatën e Gjakovës.

Këtë për Insajderin e ka konfirmuar Prek Kola, avokati i familjes se viktimës Haxhi Ahmeti

Seanca e dhënies se fjalës përfundimtare ka qenë e planifikuar për nesër në ora 11:00, por tash është shtyrë për një datë të papërcaktuar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark