×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Vrasja në BonVivant, aktakuzë për Andi Pajazitin- Insajderi sjell detajet

    Insajderi
    24 June 2024 - 21:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për vrasjen në BonVivant Prokuroria ka ngritur një aktakuzë. Është kundër Andi Pajazitit, i njohur si “Italiani”.  “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore”- kjo është vepra me të cilën ai është akuzuar. “…për shkak të tronditjes së fortë mendore, pa fajin e tij, pa menduar, për pasojat e nxjerr armen nga brezi nga ana e djathtë, shtin me armë zjarri, me ç’rast e godet tani te ndjerit Kastriot Ramadani”, e ka arsyetuar Prokuroria këtë aktakuzë. Insajderi sjell detaje edhe se si rrodhi ngjarja, ashtu siç e ka përshkruar organi i akuzës.

    Gazeta Insajderi

    Ishte gati mesnata e datës 04.08.2023 dhe Prishtina do të tronditej nga një rast që ndodhi bash në qendër në Rrugën “Rexhep Luci”.

    Një gjuajtje me armë u raportua në kafiterin që tashmë nuk ekziston, “BonVivant”.

    E për këtë rast, gati pas 10 muajsh Prokuroria ka marr një vendim se kë ta akuzoi.

    Prokuroria ka akuzuar Andi Pajazitin, i njohur si “Italiani”.

    “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjës së fortë mendore”, kjo është vepra me të cilën e ngarkon Prokuroria Pajazitin për rastin ku i vrarë mbeti Kastriot Ramadani.

    “Në lokalin “Bon Vivant”, në të cilin paraprakisht ishte i pandehuri Dukagjin Lekaj i cili gjendet në arrati, se bashku me te ndjerin Kastriot Ramadani, ndërsa më vonë shkon i pandehuri Andi Pajaziti, të cilin e fton i pandehuri Dukagjin Lekaj qe te shkon dhe te ulet te tavolina ku ishte i ulur edhe tani i ndjeri Kastriot Ramadani, pasi qe ulet i pandehuri Andi Pajaziti fillojnë të bisedojnë me te pandehurin Dukagjin Lekaj dhe pas pak fillon të tensionohet situata, ashtu qe pas tensionimit te situatës në mes të pandehurve afrohet sigurimi, Hisni Gecaji cili ia kap dorën e djathë të pandehurit Dukagjin Likaj dhe mundohet ta qetsoj situatën”, Kështu e nis aktakuzën Prokuroria, një kopje të së cilit dokument e ka siguruar Gazeta Insajderi.

    Por cka ndodhi tutje?

    “…në këtë moment tani i ndjeri Kastriot Ramadani, i cili ishte mbrapa sigurimit Hisni Gecaj, e godet me dorën e djathtë me një shishe ne kokë dy herë të pandehurin Andi Pajaziti, ndërsa Hisni Gecaj vazhdimisht ia mban dorën te pandehurit Dukagjin Lekaj”, thuhet në aktakuzë.

    Prokuroria ka treguar edhe pse Andi Pajazitin e ka ngarkuar me veprën penale “vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore”.

    “… i pandehuri Andi Pajaziti, pas goditjes, sulmit nga tani i ndjeri e nxjerr armen nga brezi nga ana e djathtë, për shkak të tronditjes së fortë mendore, pa fajin e tij, pa menduar, për pasojat e nxjerr armen nga brezi nga ana e djathtë, shtin me armë zjarri, me ç’rast e godet tani te ndjerit Kastriot Ramadani”, thuhet në aktakuzë

    Nuk ishte vetëm arma e Pajazitit. Armë nxorri edhe Dukagjin Lekaj, i cili ende nuk është kapur nga drejtësia.

    “…po ashtu armen e nxjerr nga çanta edhe i pandehuri Dukagjin Lekaj, gjatë kësaj kohe sigurimi Hisni Gecaj ia mban dorente e djathtë të pandehurit Dukagjin Lekaj, i cili e ka armen e drejtuar ne drejtim te pandehurit Andi Pajaziti, duke u munduar t’ia largoj, mirëpo nuk ka arritur, ashtu qe i pandehuri Dukagjin Lekaj shtën me armë në ne drejtim te pandehurit Andi Pajaziti, me ç’rast e lëndon ne brrylin e dorës së majtë dhe si te tilla bëjnë pjesë në dëmtime të rënda trupore, me pasoja të përhershme shendetësore, ndërsa vdekja e të ndjerit ka ardhë si rrjedhoj e gjakëderdhjes së brendshme dhe te jashtme, e cila ka quar shock hemorragjik, gjakderdhja ka ardhë si pasoj e shqyerjes së venës kava të poshtme, venës iliake të përbashkët të anës së djathtë dhe veshkës së majtë, të shkaktuara nga veprimi dinamik i predhës të hedhur nga arma e zjarrit”, thuhet në aktakuzë.

    Andi Pajaziti, e ka mbajt në pronësi ne shkelje me ligjin e zbatueshëm lidhur me armën, armen e tipit “Smith “e kal.9mm, me te cilën e ka shtënë atë natë kritike, prandaj ndaj tij rëndon edhe vepra për armëmbajtje pa leje.

    Por, si rrodhi ngjarja sekond pas sekondi, sipas Prokirorisë?

    “Raporti analitik i video incizimeve 24.08.2023, kamera para objektit te lokalit “Bon Vivant” është konstatuar se me datë 04.08.2023 në ora 21:12 shihet lokali pa mysafir, ndërsa vjenë i pandehuri Dukagjin Lekaj se bashku me Ndue Nikqin dhe dy persona tjerë të panjohur dhe me te ndjerin Kastriot Ramadani”, kështu e nis Prokuroria analizimin sekond pas sekonde te ngjarjes në BonVivant ku i vrarë mbeti një person.

    “…pershendetet te dera e hyrëjes me sigurimin dhe qëndron në lokal deri në kohen e kryerjes së veprës penale dhe ikjes së tij nga vendi i ngjarjes.i pandehuri Dukagjin Lekaj shifet duke shkuar në drejtim te tavolinës ku ka qëndruar gjatë qëndrimit në lokal, po te njëjtën datë në ora 23:10:55, momenti i hyrjes i të pandehurit Andi Pajaziti me Gëzim Zakuti nga pjesa e poshtme e Rr.”Rexhep Luci”, në lokalin “Bon Vivant”. thuhet në aktakuzë.

    Në ora 23:11, sipas aktakuzës ” i pandehuri Andi Pajaziti dhe Gëzim Zakuti vërehen me Hisni Gecaj dhe persona tjerë nga sigurimi, në ora 23.13, stafi i likalit menaxheri apo kamarieri bënë me dorë sikur diqka nuk është në rregull dhe pas kësaj ngritët në këmbë Hysni Gecaj, pas kësaj në ora 23:13 Hisni Gecaj i cili ishte i ulur para derës së hyrjes së lokalit, ngritët në këmbë dhe hynë brenda lokalit BON Vivant pasi hynë i pandehuri Andi Pajaziti dhe Gezim Zakuti”

    Sipas Prokurorisë, në ora 23: 17, pas ndodhjes së rastit klientët fillojn të largohen nga lokali, në ora 23:17 momenti i largimit të pandehurit Andi Pajaziti dhe Gëzim Zakuti nga lokali i përgjakur në pjesën e qafës dhe me armë në dorë, ikin në drejtim të sheshit “Nëna Terezë”.

    “...pas disa sekondave në ora 23:18 del nga lokali i pandehuri Dukagjin Lekaj pasë të pandehurit Andi Pajaziti dhe shikon në pjesën e poshtme te rrugës në kërkim te Andi Pajazitit, në ora 23:18:30 i pandehuri Dukagjin kthehet prap në lokal, i pandehuri Dukagjin në ora 23:19:30, largohet nga lokali dhe nuk kthehet më, largohet nga vendi i ngjarjes”, thuhet në aktakuzë.

    Kamera e brendshme e lokalit “Bon Vivant”, e cila fokuson derën e hyrjes së lokalit dhe pjesën te korridori tregin që “në ora 23:11:25 momenti i hyrjes në lokalin “Bon Vivant” i pandehuri Andi Pajaziti dhe Gezim Zakuti, në ora 23:13:19. Hisni Gecaj duke hyrë mbrenda në lokal, në ora 23:17:33, largimi i Andi Pajazitit dhe Gezim Zakutit pas ndodhjes së rastit. Në ora 23:17:57 i pandehuri Dukagjin Lekaj del nga lokali pas Andi Pajazitit dhe Gezim Zakuti, në ora 23:18:31 i pandehuri Dukagjinë Lekaj hynë përsëri në lokal, në ora 23:18:35 Hisni Gecaj i plagosur, i cili ndihmohet në ecje nga sigurimi i lokalit, në ora 23:19:46, i pandehuri Dukagjin Lekaj duke u larguar nga lokali”, përshkruhet në aktakuzë.

    Kamera e cila e fokusoi vendin e ngjarjes, kamera e brendshme e lokalit “Bon Vivant” e cila është më se afërmi nga vendi i ngjarjes, ku ka ndodhur rasti dhe e cila më së miri e fokuson pamjen e vendit të ngjarjes: me datë 04.08.2023 në ora 22:04:09, në lokalin “Bon Vivant”, shihet ulur i pandehuri Dukagjin Lekaj, me maicë të kaltert veshur, i cili afër vetes ka çanten e dorës, afër tij në krahun e majtë është Ndue Nikqi, në anën e djathtë të tij është i ndjeri Kastriot Ramadani, me maicë të bardhë, në ora 22:13:44 i pandehuri Dukagjin Lekaj dhe tani i ndjeri Kastriot Ramadani ngritën dhe shikojnë në pjesën e përparme te lokalit.

    “…në ora 22:22:35 i pandehuri Dukagjin Lekaj dhe tani i ndjeri Kastriot Ramadani përsëri kthehen në tavolinën në të cilën ishin më herët.në ora 22:30:18, personi i pa identifikuar përshendetet dhe largohet nga tavolina e Dukagjin Lekajt, në karriken përballë te pandehurit Dukagjin Lekaj ulet tani i ndjeri Kastriot Ramadani, në ora 22:31:21 i pandehuri Dukagjin Lekaj e ngrit dorën e djathtë dhe largohet nga tavolina në drejtim të pjesës së përparme te lokalit, i pandehuri Dukagjin Lekaj përsëri kthehet në tavolinën në të cilën ishte më herët”, thuhet në aktakuzë.

    Në ora 23:11:28 i pandehuri Dukagjin Lekaj pasi qe e shikon telefonin e ngrit dorën e djathtë lartë dhe bënë me dorë me gjeste, të cilin i ndjeri Kastriot Ramadani e shikon, “ky gjest i të pandehurit Dukagjin Lekaj është një sinjal që ia ka dhënë dikushë, i pandehuri Dukagjin dhe i ndjeri komunikojn diçka afër njëri tjetrit dhe ia kapin duart njëri tjetrir, i pandehuri Dukagjin Lekaj bënë me dorën e djathtë i bënë sinjal të ndjerit Kastriot Ramadani”.

    Në ora 23:15:26 momenti kur i pandehuri Dukagjin Lekaj dhe i ndjeri Kastriot Ramadani ngritën në këmbë në drejtim te pandehurit Andi Pajaziti, “vrhet i ndjeri ku dorën e ka te vendosur ne armen e tij ne brez, i pandehuri Dukagjin niset ne drejtim te pandehurit Andi Pajaziti, ndërsa i ndjeri Kastriot Ramadani shihet se e nxjerr armen nga brezi dhe te njëjtën e repetit ( e bënë të gatshme duke e vendosur fishekun në tytë, dhe niset ne drejtim te Andi Pajazitit”, thuhet në aktakuzë

    Përshkrimet janë të detajuar

    “Në ora 23:17:00 momenti kur te pandehurit Dukagjin Lekaj dhe Andi Pajaziti i afrohen afër njëti tjetrit dhe komunikojn, në këmbë ngritët tani i ndjeri Kastriot Ramadani, 5 sekonda më vonë të pandehurit i kapin duart mes veti dhe këtu fillon tensionimi i situatës ne mes tyre, i ndjeri ngritët në këmbë, Gëzim Zakuti largohet nga ku ishte dhe dele mbrapa te pandehurit Andi Pajaziti, pas tensionimit te situatës në mes të pandehurve afrohet sigurimi, Hysni Gecaji cili ia kap dorën e djathë të pandehurit Dukagjin Likaj dhe shihet se mundohet ta qetsoj situatën, pasi i pandehuri Dukagjin Lekaj ia shtyn dorën te pandehurit Andi Pajaziti, tani i ndjeri Kastriot Ramadani, i cili ishte mbraoa Hysni Gecaj, e godet me dorën e djathtë me një shishe ne kokë dy herë të pandehurin Andi Pajaziti, i cili e ul kokën duke u mbrojtur me dorën e majtë, ndërsa Hysni Gecaj vazhdimisht ia mban dorën te pandehurit Dukagjin Lekaj, pas goditje qe i pëson i pandehuri Andi Pajaziti, nga tani i ndjeri shihet i gjakosur, i pandehuri Andi Pajaziti e nxjerr armen nga brezi nga ana e djathtë, po ashtu armen e nxjerr nga çanta edhe i pandehuri Dukagjin”, thuhet në aktakuzë.

    Gazeta Insajderi që nga momenti i ndodhjes së kësaj ngjarjeje kishte raportuar në vazhdimësi.

    Më poshtë i gjeni disa nga raportimet e Gazetës Insajderi.

    https://insajderi.org/vrasja-ne-bon-vivant-pronaret-e-lokalit-thone-se-pamjet-e-kamerave-nuk-mund-te-ktheheshin-avokati-thote-se-ata-po-e-fshehin-te-verteten/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark