Insajderi
Lajme

Vrasja në Gjilan, babai dyshohet të jetë dorasi e i biri viktima

Insajderi
11 October 2026 - 21:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vrasja në Gjilan, babai dyshohet të jetë dorasi e i biri viktima
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person dyshohet se është vrarë mbrëmjen e së dielës në fshatin Pogragjë të Gjilanit.

Gazeta Insajderi ka mësuar nga burimet e saj për rastin e rëndë. Hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Ndërkohë, mediat lokale kanë raportuar se i dyshuari për vrasjen mund të jetë babai i viktimës. Megjithatë, kjo rrethanë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga policia

Motivi i mundshëm dhe rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një versioni zyrtar lidhur me rastin. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark