Identiteti i personit që ka mbetur i vrarë pasditen e sotme në Kavajë është zbuluar.
Bëhet fjalë për vëllain e Edmond Gosës, Arian Gosa.
Ariani ka qenë i ulur në lokal me një person tjetër dhe në këtë moment, dikush është afruar dhe e ka qëlluar.
Pista kryesore është ajo e hakmarrjes për ngjarjen e ndodhur në mars ku mbeti i vrasë vëllai i viktimës dhe Altin Rexha. Ishte një vrasje e dyfishtë.
Njoftimi i Policisë:
Kavajë/Informacion paraprak Më datë 21.05.2023, rreth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, në një lokal, një person ende i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G. Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Paraprakisht nga të dhënat e grumbulluara dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.