Insajderi
Lajme

Vrasja në Llapashticë të Podujevës, Prokuroria jep detaje

Insajderi
08 September 2025 - 12:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vrasja në Llapashticë të Podujevës, Prokuroria jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Llapashticë të Podujevës mbrëmjen e 6 shtatorit, kur një burrë u vra me armë zjarri brenda një veture. Viktima është identifikuar si Bashkim Spahiu, banor i fshatit Gllamnik, ndërsa i dyshuari për këtë vrasje është Arbër Havolli.

Sipas burimeve të Insajderit, Bashkim Spahiu kishte shkuar në shtëpinë e të dyshuarit në Llapashticë. Burimet tregojnë se Havolli ka shkrepur 10 plumba në drejtim të Spahiut, duke e lënë të vdekur brenda një veture të tipit Opel.

E lidhur me rastin pas dy ditësh, Insajderi ka marrë detaje tjera nga Prokuroria Themelore e Kosovës.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala, ka thënë se Arbër Havolli gjenden ende në arrati, dhe po kërkohet në mënyrë të intensifikuar nga organet e rendit.

“Ju njoftojmë, për rastin e ndodhur me datë 06/09/2025, se prokurori i shtetit në koordinim me policinë e Kosovës kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore. Trupi i viktimës B.S., është dërguar në obduksion, ndërsa motivet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende duke u hetuar. Personi i dyshuar A.H., i cili ka kryer veprën penale ”Vrasje” bazuar nga neni 172 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale ”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të KPRK-së, dhe po i njëjti gjendet ende në arrati dhe në mënyrë të intensifikuar po kërkohet nga organet e rendit. Për momentin këto janë informacione dhe për çdo zhvillim të ri ju njoftoj me kohë”, thotë Shala.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark