Insajderi
Lajme

Vrasja në Podujevë më 2025-ën, gjykata e dënon me 20 vite burg Arbër Havollin

Insajderi
01 October 2026 - 10:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vrasja në Podujevë më 2025-ën, gjykata e dënon me 20 vite burg Arbër Havollin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Arbër Havolli, i akuzuar për vrasjen e B.S. në Llapashticë të Epërme të Podujevës, në shtator të vitit 2025, është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Havolli është dënuar me gjithsej 20 vjet burgim, si dënim unik, pasi gjatë shqyrtimit gjyqësor e kishte pranuar fajësinë për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Për veprën penale të vrasjes, gjykata e ka dënuar me 19 vjet burgim, ndërsa për armëmbajtje pa leje me dy vjet burgim.

Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark