
Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se ende nuk ka të arrestuar për plagosjen që ka ndodhur në Strellc të Deçanit.
Sipas policisë, disa persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture në Strellc të Deçanit ku kanë plagosur një person.
“Fsh. Strellc i Epërm, Deçan 25.04.2025 – 06:38. Raportohet se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit në të cilën gjendej viktima mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 15 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”./Insajderi.org/