Familjarë, miqë e qytetarë sot u mblodhën në varrezat e fshatit Doganaj për t’i dhënë lamtumirën e fundit Nusret Cenës.
Trupi i Cenës u sollë në varrezat e fshatit nga Forcat e Sigurisë së Kosovës.
Cena ishte ish-ushtar i UÇK-së e ish-pjesëtar i TMK-së.
Në rrethana të paqarta, Cena mbeti i vrarë mbrëmjen e vonë të 23 janarit. Ndaj veturës së tij, u gjuajtën një breshëri pëlumbash.
Më pas të dyshuarit e kanë djegur veturën e tyre me të cilën dyshohet se kanë kryer aktin.
Ndërkohë, siç kanë bërë të ditur nga kryeprokuroria e Ferizajt, hetimet intensive për vrasjen e Nusret Cenës pa vazhdojnë.