Insajderi
Show

Vrasje e rëndë në Milano – modelja 29-vjeçare, masakrohet në ballkon nga i dashuri jashtëmartesor

Insajderi
15 October 2025 - 13:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vrasje e rëndë në Milano – modelja 29-vjeçare, masakrohet në ballkon nga i dashuri jashtëmartesor
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pamela Genini, një modele 29-vjeçare dhe sipërmarrëse e re nga Strozza, u vra rreth orës 22:00 të së martës, më 14 tetor, në Milano.

Ajo u godit me thikë për vdekje në ballkonin e një apartamenti në katin e tretë në lagjen Gorla nga 52-vjeçari Gianluca Soncin, me të cilin kishte një lidhje jashtëmartesore.

Ky i fundit ndodhet në Spitalin Niguarda të Milanos, pasi u përpoq t’i jepte fund jetës duke goditur veten dy herë me thikë në fyt, pasi masakroi 29-vjeçaren.

Fqinjët e viktimës ishin dëshmitarë të vrasjes brutale.

Pamela Genini e ka kaluar jetën e saj mes Monte Karlos, Milanos dhe Dubait.

Në internet, viktima e përshkroi veten si një “modele dhe sipërmarrëse e re”.

Së bashku me shoqen e saj Elisa Bortolotti, ajo kishte krijuar një linjë me bikini: “EP SheLux” shkruhet në faqen e internetit të markës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark