Insajderi
Lajme

Vrasje në tentativë në Mitrovicë, arrestohet një person

Insajderi
18 July 2026 - 23:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vrasje në tentativë në Mitrovicë, arrestohet një person
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia në Mitrovicën e Jugut, njoftoj se ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale -Vrasje në tentativë.

Sipas hetimeve fillestare, ekzistojnë dyshime të bazuara se i dyshuari më 18 korrik 2026, rreth orës 01:30, ka sulmuar me një mjet të mprehtë (thikë) një viktimë, mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima fillimisht ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejmë mjekësor.

“Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një thikë, e cila dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës penale. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit mashkull madhor i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, njoftoj policia.

Hetimet e mëtejme lidhur me rastin janë duke u zhvilluar nga Sektori Rajonal i Hetimeve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark