Vrau ish-gruan në sy të vajzës, policja në SHBA: Shqiptari mund të dënohet me vdekje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vrau ish-gruan në sy të vajzës, policja në SHBA: Shqiptari mund të dënohet me vdekje

    Insajderi
    31 January 2024 - 10:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Erida Caudili, e cila punon si police në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka folur për ngjarjen e rëndë e ndodhur në Florida, ku një shqiptar vrau ish-gruan e tij në sy të vajzës së mitur.

    Ajo tha se Renato Muhaj, autori i krimit, mund të dënohet me vdekje, por kjo çështje do të marrë shumë kohë për t’u shqyrtuar.

    “Në Florida ka dënime me vdekje. Zotin Muhaj e kanë akuzuar për vrasje me paramendim. Vrasja me paramendim merr dënimin maksimal dënim me vdekje. Këto çështje janë shumë të vështira.

    Ai është i pafajshëm deri në momentin që shteti nuk e deklaron të fajshëm. Ai momentalisht është në paraburgim. Këto çështje shkojnë nga 3-4 muaj deri në 15 vite për t’u shqyrtuar masa e dënimit. Më pas ai ka të drejtën e Apelit”, tha Erida Caudili në Euronews Albania.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark