Në oborrin e shtëpisë së Sokol Halilit, i cili është vetëvrarë, po qëndrojnë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Ndërkohë po shihet edhe babai i dyshuarit për vrasjen e 35 vjeçares, e cila është varrosur sot.
Sokol Halili nuk pranoi t`i dorëzohej policisë për vrasjen e ish-bashkëshortes dhe foshnjës në bark. Ai bëri vetëvrasje konfirmon Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.
Para se Sokol Halili të vriste veten në prani të Policisë së Kosovës, kjo e fundit ka rrethuar shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e ish-bashkëshortes shtatzënë në oborrin e QKUK-së. Pamjet tregojnë momentin kur i bëhet thirrje për për dorëzim
Gazeta Insajderi, ka siguruar një video kur shihen numër i madh i policisë afër njërës nga shtëpitë e familjes Halili në Shtime.