×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Sokol Halili vret veten – vjen reagim i parë i familjes së Hamide Magashit: Bima kufomën qetu

    Insajderi
    02 December 2022 - 14:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka konfirmuar se Sokol Halili ka vrarë vetën. Pas kësaj ashpër kanë reaguar familjarë të të ndjerës, Hamide Magashi. Motra e saj është dëgjuar duke folur, ajo thotë se nuk beson se dorasi e ka vrarë vetën.

    E njëjta në një audio që e ka siguruar Insajderi, dëgjohet duke thënë “ministria le të ma sjell kufomën këtu”.

    “Qitmi ti mu faktet, faktoma, qite qetu para meje, du me ja pa foton unë, qat xhenaze bima ti mu qetu, le të më thotë qaj ministër mua nërsy që e ka vra veten, le të ma bjen kufomën e tij qetu, kqyre qa i bëjë, mua më thuaje nërsy”, ka thënë ajo.

    Derisa, halla e tyre thotë se nuk ka ministër sepse po të kishte sipas tyre Hamidja nuk do të ishte e vdekur sot.

    Në po këtë audio, dëgjohen edhe familjarë të tjerë të ndjeres duke thënë “nuk besojmë, nuk besojmë” .

    Mbrëmjen e së mërkurës në oborrin e Gjinekologjisë, Sokol Halilit me armë zjarri ia mori jetën bashkëshortes, Hamide Magashit dhe foshnjës që pritej të vinte në jetë.

    /GazetaInsajderi       

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark