Vriten dy ushtarë rusë që ishin në njësinë e forcave siriane – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vriten dy ushtarë rusë që ishin në njësinë e forcave siriane

    Insajderi
    11 April 2017 - 14:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka thënë se dy ushtarë të saj janë vrarë nga një sulm me mortajë në Siri, ndërkaq një ushtar tjetër është plagosur rëndë, kanë raportuar agjencitë e lajmeve ruse.

    “Ushtarët rusë të cilët ishin në një njësi të forcave siriane si instruktorë… janë sulmuar me një mortajë nga një grup rebelësh”, citohet të ketë thënë kjo ministri.

    “Si pasojë e shpërthimit të mortajës, dy shërbyes rusë janë vrarë”, thuhet në njoftimin e ministrisë, ku thuhet se edhe një shërbyes tjetër rus është duke marrë trajtim mjekësor, shkruan REL.

    Megjithatë, në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes nuk tregohet se në çfarë vendi në Siri ka ndodhur sulmi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark