Një grup monitoruesish sirianë kanë thënë se së paku 32 luftëtarë rebelë janë vrarë gjatë një sulmi vetëvrasës me bombë ndaj autobusit me të cilin udhëtonin përgjatë kufirit me Turqinë, më 14 gusht.
Vëzhguesit sirianë për të Drejtat e Njeriut ka thënë sot se sulmuesi e ka shpërthyer eksplozivin në autobusin që bartte luftëtarët rebelë për në Siri, përmes pikës së kalimit kufitar të Atmehut, rreth 40 kilometra nga qyteti i Alepos, raporton rel.
Së paku dy policë kufitar gjithashtu raportohet se janë vrarë gjatë sulmit. Nuk ka raportime për të lënduar.