Një makinë bombë ka shpërthyer jashtë një ndërtese të policisë në qytetin Cizre të Turqisë, duke vrarë tetë policë dhe plagosur mbi 45 të tjerë.
Shpërthimi ka ndodhur në orën 7 të mëngjesit, sipas kohës lokale.
Nuk dihet se kush e ka kryer sulmin, por mediat turke kanë fajësuar militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.
Fundjavën e kaluar, nga një sulm vetëvrasës në Gaziantep të Turqisë u vrarë mbi 50 veta. Për këtë sulm, autoritetet turke kanë fajësuar grupin militant Shteti Islamik.