Insajderi
Lajme

Vritet 43 vjeçari shqiptar në Itali

Insajderi
07 April 2025 - 10:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vritet 43 vjeçari shqiptar në Itali
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mbrëmjen e së dielës, një ngjarje tragjike ndodhi në provincën e Pordenones, Itali, ku shqiptari Vladimir Topjana u vra në një parking mes dy bizneseve në Fontanafredda, shkruajnë mediat italiane, përcjell Insajderi.

Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali ku qytetarët ishin mbledhur për të shikuar ndeshjen Roma-Juventus.

Sipas raporteve të mediave italiane, Topjana ishte në parking duke biseduar me një të afërm, kur një makinë Audi e bardhë u ndal pranë tij.

Dy persona kanë dalë nga vetura dhe situata është përshpejtuar, duke u tensionuar brenda pak minutash.

Edhe pse klientët në lokal tentuan të ndërhynin dhe të qetësonin palët, përleshja ka vazhduar dhe më pas ka ndodhur vrasja e viktimës.

Pas ngjarjes, dorasit janë larguar nga vendi i ngjarjes me veturë, duke shpëtuar nga vendi i krimit. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë njësitet e policisë dhe ambulanca, ndërsa familjarët e viktimës kanë arritur pas pak kohe.

Vladimir Topjana, i përshkruar si një njeri i qetë nga ata që e njihnin, ka humbur jetën tragjikisht, dhe hetimet janë ende në zhvillim e sipër për të identifikuar plotësisht autorët e vrasjes.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark