Insajderi
Insporti

Vritet ish-basketbollisti i Golden Eagle Yllit

Insajderi
14 July 2026 - 16:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vritet ish-basketbollisti i Golden Eagle Yllit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kinu Rochford, i cili pati një karrierë të gjerë në Evropë dhe luajti edhe për Golden Eagle Ylli, u qëllua për vdekje mbrëmjen e së premtes gjatë një turneu basketbolli në Harlem.

Siç raporton New York Post në një raportim të para tri ditëve duke cituar policinë lokale, Rochford u qëllua në kokë rreth orës 22:30 më 10 korrik në Turneun e Basketbollit Kingdome në Kullat Martin Luther King Jr. në Lenox Avenue.

Dy persona të tjerë u plagosën kur ndodhën të shtënat me armë.

Rochford luajti basketboll profesional në Kosovë, Francë, Izrael, Holandë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Zvicër.

Ai u përjashtua nga ekipi i Kampionatit Britanik të Basketbollit, Plymouth Raiders, pasi rezultoi pozitiv për marrjen e substancave të ndaluara në vitin 2018, sipas Western Morning News në Angli.

Karriera e tij e fundit profesionale ishte me Golden Eagle Ylli në Superligën e Basketbollit të Kosovës në vitin 2021. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark