×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vritet me armë zjarri një polic në Shqipëri

    Insajderi
    05 December 2020 - 08:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është ekzekutuar me armë zjarri punonjësi i policisë, Xhulio Prela. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Lezhë, në Gajush.

    Policia bën me dije se 26, vjeçari Prela ishte punonjës Policie i FNSH Shkodër.

    Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur një grup i pocaçëm hetimor me ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë ku vijon intensivisht puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve, raporton TCh.

    Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbështetur nga FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA, kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark