Policia në Teheran e ka vrarë një person, i cili sulmoi me thikë një klerik dhe disa persona të tjerë.
Sipas raportimeve të mediave iraniane, sulmi ka ndodhur në një stacion të metrosë.
Hadi Tamhidi, zëvendës guvernator i distriktit Shar-e Rey në Teheran, ka thënë se një person i paidentifikuar ka sulmuar me thikë klerikun dhe ka lënduar një person tjetër.
Sipas raportimeve mbajtësi i thikës ka sulmuar personat e tjerë, që kanë vrapuar për ta ndihmuar klerikun.
Policia ka shtënë me armë zjarri ndaj sulmesit, i cili ma pas ka vdekur nga plagët e marra, ka thënë Tamhidi.
Sipas tij, sulmuesi ka mundësi të ketë pasur probleme mendore.
Policia po njoftuar se po vazhdon hetimin e rastit.