Vritet një komandant i lartë i Hezbollahut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vritet një komandant i lartë i Hezbollahut

    Insajderi
    13 May 2016 - 08:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një komandant i lartë i Hezbollahut është vrarë në një operacion të Izraelit në Siri.

    Organizata militante shiite, me seli në Liban, nuk ka dhënë detaje, por televizioni libanez, al-Mayadeen, ka thënë se Mustafa Amine Badreddine ka vdekur nga një sulm ajror i Izraelit pranë aeroportit në Damask.

    Badreddine, së bashku me tre pjesëtarë të tjerë të Hezbollahut, është akuzuar për vrasjen e ish-kryeministrit libanez, Rafik Hariri, në vitin 2005, në Bejrut.

    Duke njoftuar për vdekjen e Badreddines, Hezbollahu ka thënë se “ai ka marrë pjesë në shumicën e operacioneve të rezistencës islamike qysh në vitin 1982”.

    Badreddine ka qenë në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara.

    Hezbollahu është një organizatë politike, ushtarake dhe sociale shiite, e cila ka pushtet të konsiderueshëm në Liban.

    Ajo është shfaqur me ndihmën e Iranit, gjatë pushtimit të Libanit nga Izraeli, në fillim të viteve 1980./rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark