Një person dyshohet se është vrarë me armë zjarri në rrugën “UÇK” në Mitrovicë. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, këtë rast e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi.
Ai ka thënë se njësitet policore janë në vendin e ngjarjes duke e hetuar rastin.
Vrasja ka ndodhur në afërsi të gjimnazit “Frank Bardhi” në Mitrovicë, por policia ende nuk i di motivet e vrasjes./Injsajderi.com