Një person në Podujeve ka humbur jetën si pasojë e një rrahje që ka ndodhur mes dy familjeve.
Viktima ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku edhe është konstatuar vdekja e tij.
Si pasojë e përleshjes kanë mbetur të lënduar edhe gjashtë persona të tjerë, njofton Policia e Kosovës.
“Njësitë policore kanë bastisur shtëpitë e personave të involvuar dhe nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Në vend të ngjarjes është gjetur një thikë, mjete pune dhe disa shkopinj, të cilat dyshohet se janë përdorur në rast”, njofton policia.
Me vendim të prokurorit janë arrestuar shtatë të dyshuar të involvuar në rast dhe dy nga ta mbeten në trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa pesë të tjerët dërgohen në mbajtje, njofton policia.