Insajderi
Lajme

Vritet një shqiptar në Berlin

Insajderi
08 September 2026 - 11:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vritet një shqiptar në Berlin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person i nacionalitetit shqiptar dyshohet se është vrarë në Gjermani.

Policia e Berlinit dhe prokuroria kanë bërë të ditur se vrasja ka ndodhur gjatë natës në lagjen “Neukölln”.

Sipas të dhënave të deritanishme, rreth orës 02:40, në kryqëzimin e rrugëve “Planetenstraße” dhe “Sonnenallee”, janë shkrepur disa të shtëna me armë zjarri ndaj një 27-vjeçari.

Viktima u godit për vdekje dhe, pavarësisht përpjekjeve për reanimim, ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Të dyshuarit, identiteti i të cilëve ende nuk dihet, janë larguar nga vendi i ngjarjes. Hetimet, të udhëhequra nga Prokuroria e Berlinit, po vazhdojnë, veçanërisht për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të krimit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark