Në mëngjesin e sotëm në Tivar të Malit të Zi, është vrarë një anëtar i një grupi të organizuar kriminal.
Mediat malazeze thonë se viktima është Edmond Mustafa.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Marshall Tito”, po ashtu policia ka bllokuar qytetin dhe është në kërkim të autorëve.
Mediat raportojnë se gjatë kohës së vrasjes, së bashku me viktimën ka qenë edhe një grua.
Sipas dëshmitarëve sulmuesi është arratisur me motoçikletë, autoambulanca ka marrë viktimën.