Një ushtar i SHBA është vrarë gjatë një operacioni kundër Shtetit Islamik të njohur si ISIS-it.
Kjo ka ndodhur pasditen e kësaj të shtunë në Afganistan, ka njoftuar zëdhënësi i ushtrisë amerikane.
“Ushtari është goditur për vdekje të shtunën vonë gjatë operacionit në krahinën e Nangarhar në lindje të Afganistanit”, ka thënë kapiteni Bill Salvin.
Ai ka treguar se ushtari i rënë ka qenë pjesë e Forcave Speciale./Insajderi.com