Vritet udhëheqësi i Shtetit Islamik për Pakistan e Afganistan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vritet udhëheqësi i Shtetit Islamik për Pakistan e Afganistan

    Insajderi
    13 August 2016 - 08:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hafiz Saeed, kreu i ISIS në Afganistan dhe Pakistan, besohet të jetë vrarë nga sulmet me dron nga SHBA gjatë muajit të kaluar.

    Vitin e kaluar, agjencia e inteligjencës afgane pati deklaruar se Saeed ishte vrarë gjatë një sulmi me dron në provincën lindore Nangarhar në Afganistan.

    Sidoqoftë, ISIS kishte insistuar se lideri i tyre i kishte shpëtuar sulmit.
    Por, sot një zyrtar i mbrojtjes në SHBA i ka deklaruar për BBC se Saeed është vrarë në sulmin ajror me dron të kryer më 26 korrik.

    Sulmi me dron është ndërmarrë 3 ditë pasi ISIS mori përgjegjësinë e një sulmi në Afghanistan ku humbën jetën 80 persona dhe mbetën 230 persona të plagosur.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark