Vritet xhihadisti shqiptar që kërcënoi Ballkanin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vritet xhihadisti shqiptar që kërcënoi Ballkanin

    Insajderi
    03 April 2016 - 21:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-imami i xhamisë së Leshnicës në Pogradec, i njohur si xhihadisti shqiptar që kërcënoi Ballkanin, Almir Daci është vrarë në Siri.

    Këtë lajm  e kanë konfirmuar bashkëfshatarë të Dacit në fshatin Leshnicë të Pogradecit, raportojnë mediat në Shqipëri.

    Almir Daci, militant i shtetit të vetëshpallur islamik, ISIS, akuzohet për veprat penale “Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllime terroriste ose të financimit të terrorizmit”, “Nxitje, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e krimeve me qëllime terroriste, nxitje të urrejtjes apo konfliktit nacional, racor apo fetar”.

    Almir Daci është i njohur nga Shërbimi Inteligjent Shqiptar dhe Drejtoria e Antiterrorit, si person që më parë rekrutonte të rinj për të luftuar në radhët e ISIS-it.

    Në Tiranë ishte hapur procesi gjyqësor ndaj tij, por në mungesë të Dacit, gjyqi shtyhej çdo herë. Daci ishte shpallur në kërkim nga Interpoli, tashmë prej dy vitesh./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark