Vuajtjet e fëmijëve që kthyen sytë e botës kah Alepo - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vuajtjet e fëmijëve që kthyen sytë e botës kah Alepo

    Insajderi
    13 December 2016 - 20:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kriza humanitare është e pamatshme, dhe ata brenda dhe jashtë qytetit, po mendojnë se pse bota i ka braktisur qëllimisht mijëra njerëz të pafajshëm në luftën e përgjakshme të Aleppos, shkruan CNN.

    Por nuk është e drejtë të thuhet se ata kanë qenë të anashkaluar nga pjesa tjetër e botës. Gjatë luftës, historitë e viktimave të vogla të luftës kanë kapur vëmendjen ndërkombëtare. Për ata që nuk mund t’i kuptojnë vuajtjet atje, këto ishin momentet kur Alepo u përjetua realisht nga e gjithë bota.

    Djali në ambulancë

    kid

    Në gusht të vitit 2016, foto të një djali të vogël, i përgjakur dhe i mbështetur në ulësen e një ambulance, i përloti njerëzit e botës. Emri i tij ishte Omran Daqneesh dhe është nga Aleppo.

    Djali në plazh

    BODRUM'DAN AVRUPA ULKELERINE KACAK GECME HAYALI ILE BINDIKLERI BOTLA YUNAN ADALARINA GITMEK ISTEYEN KACAKLARIN CESETLERI KIYIYA VURDU. GUVENLIK GUCLERI CESETLERI SAHILDEN ALARAK MORGA GOTURDU. (FOTOGRAF:YASAR ANTER/BODRUM-DHA)

    Një nga imazhet e para nga lufta civile në Siri, që u përhap shumë në internet ishte ajo e Alan Kurdi, një fëmijë që kishte ikur nga shtëpia me familjen e tij vetëm për të vdekur në Detin Mesdhe.

    Imazhi i trupit të tij të vogël të lagur nga deti në plazhet e Turqisë, u bë një ikonë e njerëzve që ishin ngujuar në luftën e Sirisë. Alani dhe familja e tij nuk ishin nga Aleppo, por ata përfaqësuan të njëjtat vuajtje që ka pasur dhe ka ai qytet.

    Vëllezërit e pikëlluar

    haha

    Të dy djemtë që u shfaqën në një video në internet, ishin të mbijetuarit e një sulmi me bombë në muajin gusht të vitit 2016.

    “Vëllai im është zhdukur”, thoshte njëri djalë, teksa përqafohej me djalin tjetër. Në të njëjtën video, një grua vajton për djalin e saj të vdekur.

    Djaloshi që i shpëtoi sulmit me gaz

    https://www.youtube.com/watch?v=4oTGIm30V-c

    Në nëntor të vitit 2016, organizata “Siria Charity” postoi një video prekëse të një të mbijetuari të ri nga një sulm me gaz. Ai vajton për nënën e tij dhe tregon momentet para kur kishte parë tym të verdhë. “A do të vdes unë, apo do humbas? A do të vdes?”, thoshte ai teksa kërkonte një infermiere. Disa ditë më vonë, spitali ku ai u trajtua u bombardua, por ai mbijetoi.

    Vajza e plagosur

    duri

    Terrori i qartë në fytyrën e kësaj vajzë të vogël është e vështirë për t’u pranuar. Ajo dhe familja e saj ishin viktima të një sulmi ajror në tetor të 2016-ës, dhe ajo mund të dëgjohet duke bërë thirrje për babanë e saj. Prindërit dhe vëllezërit e motrat e saj u plagosën po ashtu në këtë sulm, por ata të gjithë mbijetuan.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark