Vuani nga qimet në fytyrë? Ja zgjidhja e duhur - Insajderi
×
LifeStyle

Vuani nga qimet në fytyrë? Ja zgjidhja e duhur

Insajderi
25 September 2020 - 13:15
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Që meshkujt kanë qime në fytyrë, kjo dihet… por ka raste që edhe femrat kanë qime shqetësuese në fytyrë. I shkulin dhe përdorin një sërë mënyrash për ti hequr, duke mos u kursyer në shpenzime, ndërkohë që ekzistojnë dy zgjidhje fare të thjeshta për zhdukjen e tyre, të cilat të gjithë i kemi nëpër shtëpi.

Llum kafeje dhe sodë buke- Këto dy përbërës të përzierë bashkë, përbëjnë një masë mrekullibërëse për fytyrën.

Gjithë çfarë ju duhet, janë dy lugë llum kafeje, një lugë sodë dhe tre lugë ujë trëndafili. Përziejini këta përbërës, deri sa të jetë krijuar një masë kremoze. Masën e përftuar aplikojeni në fytyrë dhe masazhojeni për pak minuta. Në fund lajeni fytyrën me ujë të vakët. Këtë praktikë bëjeni tre herë në javë dhe rezultati është i garantuar.

Tumerik dhe kos i bardhë– Në Lindjen e Mesme dhe sidomos në Indi, femrat e përdorin tumerikun, ose siç njihet ndryshe, xhinxheri portokalli, si përbërës kozmetik. Tumeriku është mjaft i mirë edhe për zhdukjen e qimeve dhe për zhdukjen e qelizave të vdekura.

Ajo që ju duhet për përdorimin e këtij trajtimi, është një lugë pluhur tumerik dhe tre lugë kos të bardhë. Këta dy përbërës përzihen mirë, deri sa përftohet një masë kremoze, e cila duhet aplikuar në fytyrë. Pas 20-30 minutash, lajeni fytyrën me ujë të vakët, shkruan noa.al.

Gjatë shpëlarjes, masazhojeni fytyrën me lëvizje rrethore, gjë e cila thjeshton heqjen e qimeve. Nëse e përsërisni një veprim të tillë 2-3 herë në javë, fytyra juaj do të jetë e pastër dhe pa qime, si e një bebeje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark