Vuani nga yndyra në flokë? Ja si të shpëtoni njëherë e mirë - Insajderi
×
LifeStyle

Vuani nga yndyra në flokë? Ja si të shpëtoni njëherë e mirë

Insajderi
02 September 2020 - 15:52
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjithçka që duhet të bëni për ta hequr qafe një ndër problemet më të shpeshta të flokëve: yndyrosjes.

Zgjidhni shampo transparente

Shampoja transparente e pastron më mirë yndyrën dhe nuk lë mbetje.

Masazhoni skalpin

Është diçka që duhet bërë gjithmonë gjatë larjes së flokëve për të stimuluar qarkullimin dhe për të larguar qelizat e vdekura.

Aplikoni balsamin si duhet

Zgjidhni një balsam që të mos përmbajë vajra dhe aplikojeni në majat e lagura dhe asnjëherë në rrënjë.

Mos e teproni shumë me krehjen

Kush ka flokë të yndyrshëm nuk duhet ta ekzagjerojë me krëhrin. T’i krehësh flokët do të thotë që yndyrën e rrënjëve ta çosh drejt majave.

Kërkojini parukieres një prerje që i jep volum flokëve

Luftoni trishtimin e flokëve të drejtë e të hollë duke i kërkuar parukieres një prerje me shkallëzim. Mos i mbani flokët shumë të gjatë dhe në të njëjtën gjatësi.

Thajini flokët në anë të kundërt

Hidhini flokët gjithmonë para kur t’i thani dhe përdorni një krehër për t’i krehur pak rrënjët në anë të kundërt.

Aplikoni birrë në flokë

Për flokët të yndyrshëm këshillohet birrë e freskët. Aplikojeni në flokë dhe më pas lajini si zakonisht.

Përdorni limon

Shtrydhni dy limonë në një litër ujë të pastër, mundësisht të distiluar. Është një mrekulli për të shpëlarë mbetjet e yndyrës nga floku.

Shpëlarje me uthull molle

Provoni të përdorni si shpëlarës një lugë gjelle uthull molle të tretur në gjysmë litri ujë. Ky solucion vepron si tonik për skalpin dhe largon mbetjet e shampos të cilat mund t’i bëjnë flokët e yndyrshëm të duken akoma më keq.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark