×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiç: Po të nënshkruaja pavarësinë e Kosovës, do të merrja çmimin Nobel për Paqe

    Insajderi
    09 December 2020 - 16:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka komentuar deklaratën e Presidentit të Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së Eliot Engel.

    Vuçiç ka deklaruar se po të nënshkruante aktin e pavarësisë së Kosovës garanton se do të merrte Çmimin Nobel për Paqen.

    Kreu i shtetit serb theksoi se pret presione të mëdha mbi Serbinë rreth Kosovës, presione që sipas tij që do të jenë edhe më të rënda se më parë, raporton B92.

    “Ajo që më shqetëson, nuk mund të them se më shqetëson, është se disa në Serbi gëzohen duke menduar se kjo është drejtuar kundër meje. Nuk është. Është drejtuar kundër të gjithëve në Serbi,” shtoi ai.

    “Tani do të jetë edhe më e vështirë”, përfundon ai.

    Vuçiç shton se është detyrimi i tij të mbrojë këtë vend, dhe kjo është arsyeja pse ai nuk do të thotë një fjalë të shëmtuar për Eliot Engel dhe Madeleine Albright.

    Si duket trupi i nje personi te vdekur nga COVID-19?

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark