Vuçiq – ambasadorit amerikan: Marrëdhëniet me Bosnjën janë kthyer 22 vite më parë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq – ambasadorit amerikan: Marrëdhëniet me Bosnjën janë kthyer 22 vite më parë

    Insajderi
    25 February 2017 - 18:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aplikimi për rishikim të vendimit të Gjykatës Internacionale të Drejtësisë për padinë e gjenocidit nga Serbia është një lëvizje e papërgjegjshme që ka krijuar një atmosferë të rëndë, sidomos brenda Bosnjës dhe Hercegovinës, ka thënë kryeministri serb Aleksandar Vuqiq të premten.

    Vuqiq e tha këtë në një takim me ambasadorin e Amerikës në Beograd Kyle Scott, duke thënë që raportet mes Serbisë dhe Bosnjës janë kthyer si në të kaluarën, para 22 viteve, dhe stabiliteti tani është lëkundur, raporton Tanjug.

    Anëtari mysliman i presidencës tripartiake të Bosnjës të enjten u ka kërkuar Kombeve të Bashkuara të rihapin një rast të vitit 2007 i cili e kishte lënë Serbinë si të pafajshme ndaj akuzës për gjenocid.

    Ekspertët thonë që mundësia për tu hapur rasti është shumë e vogël, por vetëm kërkesa ka gjasë të nxisë debate brenda Bosnjës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    11 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark