×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: BE-ja s’është më aq tërheqëse

    Insajderi
    23 February 2016 - 08:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkimi Evropian nuk është më aq shumë tërheqës për vendet e Ballkanit, falë krizës me migrantë dhe largimit të mundshëm të Britanisë nga blloku, ka thënë kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Duke folur për gazetarët në Londër, Vuçiq ka thënë se Serbia ende shpreson t’i bashkohet bllokut, pasi tashmë ka nisur bisedimet formale të anëtarësimit.

    Por, BE-ja “ka humbur fuqinë e saj magjike” për vendet që synojnë t’i bashkohen, ka thënë Vuçiq.

    “Ne të gjithë duam t’i bashkohemi, por nuk është ëndërr aq e madhe siç ka qenë në të kaluarën”, ka shtuar ai.

    Vuçiq po ashtu ka thënë se Serbia nuk do të brakstisë marrëdhëniet e saj të ngushta me Moskën për t’iu bashkuar BE-së, pavarësisht sanksioneve që BE-ja i ka vendosur Rusisë./REL

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark