×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Demokratët e SHBA e kanë grabitur Kosovën prej Serbisë

    Insajderi
    17 November 2020 - 10:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se presidenti i zgjedhur i SHBA Joe Biden është shumë i përgatitur për takime.

    “Është e qartë se për Serbinë do të ishte shumë më mirë sikur të fitonte Trumpi, por kjo nuk ka lidhje me marrëdhëniet personale”, ka thënë Vuçiq dhe ka shtuar se, për dallim prej Trumpit, “demokratët kanë qenë të përfshirë në grabitjen e Kosovës nga Serbia”.

    Vuçiq ka thënë se me presidentin e zgjedhur të SHBA Joseph Biden “ka shumë marrëdhënie të mira”, por se është e qartë se çfarë është  më mirë për Serbinë.

    Duke përmendur vizitin e tij në Shtëpi të Bardhë, Vuçiq k thënë se “nuk ka qenë i poshtëruar, por i nderuar”.

    “Kam qenë i përgatitur për takim bilateral, ndërsa karriga në të cilën jam ulur nuk ishte më e keqe se kjo ku jam ulur tani. Njeriu mund ta poshtërojë veten vetëm me budalallëk dhe sjellje të keqe, e jo me atë se në çfarë karrige është ulur. Por ata kishin nevojë të gjejnë diçka negative”, ka pretenduar Vuçiq, duke aluduar në tallje që ka përjetuar nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

    “Me ne më nuk po tallen, por më herët janë tallur edhe në rajon”, ka vazhduar arsyetimin Vuçiq./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark