×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vuçiq dhe Zelensky bashkë: A po ia kthen shpinën Rusisë presidenti serb?

    Insajderi
    01 June 2023 - 14:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në takimin e aranzhuar sot në Moldavi u takuan Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Ishte një takim miqësor që mund të nënkuptohet se Vuçiq edhe mund të largohet nga ndikimi rus, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në Moldavi është duke u mbajtur samiti i dytë i Komunitetit Politik Europian.

    Përgjatë samitit, Zelensky u takua edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, përgjatë së cilit u panë duke shtrënguar duart.

    Për këtë takim të shkurtë që pati, Osmani ka shkruar edhe në Twitter.

    “Në kohërat kur është e rëndësishme se ku qëndroni, unë i shpreha solidaritetin tonë të plotë Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Askush nuk e kupton dhimbjen, luftën dhe qëndrueshmërinë e Ukrainës më mirë se populli i Kosovës. Asgjë nuk mund të pengojë vullnetin e një populli për të qenë i lirë”.

    Në takim pati deklarata edhe nga Vuçiq, i cili i quajti kryetarët e rinj të komunave të veriut “kryetarë të supozuar”.

    Ndërkaq, presidentja Osmani ka thënë se nuk pranon të takohet me Vuçiqin.

    “Nuk e kemi në plan të takohemi me Vuçiqin. Dialogu në mes të Kosovës e Serbisë, organizohet në Bruksel. I takon zotit Borrell nëse ai mendon se është e domosdoshme të bëhen takime të tilla. Ne jemi në favor të dialogut, por insistojmë që ato për të cilat dakordohemi të zbatohem. Ju e dini që Vuçiq disa herë ka thënë se nuk do të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit. Shpresoj që nga liderët evropianë të kërkohet që ai të zbatojë këto obligime”, ka thënë Osmani në Samitin e liderëve evropianë në Moldavi, deklaroi ajo. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark