×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq e falënderon Medvedevin për përkrahjen përkitazi me Kosovën

    Insajderi
    21 October 2020 - 14:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka biseduar përmes video-lidhjes me zëvendës kryetarin e Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Aleksandar Medvedev, i cili e përshëndeti politikën e Serbisë, e cila, siç ka pretenduar, “sillet si vend i pavarur dhe ka marrëdhënie miqësore ndaj Rusisë”, ka kumtuar kabineti i Vuçiqit.

    Siç pretendohet në kumtesë, “në një bisedë miqësore, Vuçiq dhe Medvedev kanë konfirmuar marrëdhëniet shumë të mira të cilat i kanë Serbia dhe Rusia në të gjitha fushat e bashkëpunimit.

    Me këtë rast Vuçiq ka falënderuar për përkrahjen e Rusisë “në ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë”./Isajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark