×
  • Lajme
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Vuçiq e Rama fjalë të mëdha për Bekim Fehmiun

    Insajderi
    01 June 2016 - 20:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Festivali “Mirdita, dobar dan”, është hapur të mërkurën në qytetin e Beogradit. Ky festival organizohet për herë të tretë me radhë dhe nga sonte do të vazhdojë deri më 4 qershor.

    Në hapjen e këtij festivali, është lexuar një letër e përbashkët e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq, shkruan Klankosova.tv.

    “Bekim Fehmiu, ka lënë një shenjë të pashlyeshme në mes shqiptarëve dhe serbëve”, thuhej në letër.

    “Jeta e tij dhe arti, përmes të cilit ai ka jetuar, tregoi se ne mund ta kuptojmë njëri tjetrin e të mësojmë nga njëri tjetri e së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme të begatë për brezat e ardhshëm”, thoshin kryeministrat, shkruan Tanjug.

    Netët e festivalit, janë të frymëzuara nga jeta dhe vepra e aktorit të madh shqiptar. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark