Insajderi
Lajme

Vuçiq: Gati të ndërtojmë autostradë deri në Mitrovicë, amerikanët të sigurojnë që Kosova s’bën problem

Insajderi
02 May 2026 - 22:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vuçiq: Gati të ndërtojmë autostradë deri në Mitrovicë, amerikanët të sigurojnë që Kosova s’bën problem
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka folur sot për projektet infrastrukturore që synon të ndërtojë.

Ai ka përmendur edhe një “autostradë” që do të arrijë deri në Jarinje, derisa ka thënë se dëshiron që atë ta vazhdojë disa kilometra edhe brenda Kosovës.

Kreu i shtetit serb ka thënë se Serbia e paguan gjithë investimin, duke thënë se amerikanët duhet të sigurohen që Kosova nuk e pengon.

“Jemi të gatshëm të paguajmë për ndërtimin, pra 45 kilometra autostradë deri në Mitrovicë. Ne po paguajmë gjithçka, çmimin e plotë, vetëm që amerikanët të sigurohen që Prishtina të mos shkaktojë probleme për këtë çështje”, ka shtuar Vuçiç.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark